Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me avokatin e Donald Trump, Rudy Guiliani, dhe e ka ftuar atë për vizitë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se e ka ftuar për vizitë në Prishtinë ish- kryebashkiakun e Neë Yorkut, nëjherit avokati personal i Presidentit Trump, Rudy Guiliani.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Guiliani njihet edhe për raportet e tij të mira me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.







