Pacolli e cilëson produktive seancën ku sulmoi rëndë mediat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si “produktive” seancën në të cilën kërkoi kontroll mbi mediat.

Pacolli këtë vlerësim e ka dhënë në ‘Facebook’, e cila ka shpërndarë fotografi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe deputetët Armend Muja e Adnan Rrustemi.

“Pas seancës së shkurtër por shumë produktive …”, shkroi ajo në ‘Facebook’.

Pacolli gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online.