Pacolli e “çet në rren” haptas Serbinë: Takon presidentin e shtetit që Beogradi tha çnjohi Kosovën

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli i ka dhënë fund propagandës serbe se Madagaskari ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithëse një gjë të tillë e kishte mohuar MPJ që nga muaji dhjetor kur mediat serbe raportonin se lobistët e tyre kanë arrituar të ja tërheqin një njohje Kosovës, atë të Madagaskarit.

Se njohja nuk është tërhequr është vërtetuar sot përmes një postimi të Behgjet Pacollit me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina. Raportet e tyre shihen mjaftë të relaksuara, ku Pacolli shton se Kosova mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Postimi i plotë i tij:

Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm. Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.