Pacolli: Duhet të ketë gjithpërfshirje në ballafaqimin me pandeminë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se duhet të krijohet një grup ekspertësh nga fusha të ndryshme ku duhet të diskutohet mbrotja e shëndetit dhe mbrojtja e ekonomisë.

“Prandaj, besoj se duhet të krijohet një grup ekspertësh nga fusha të ndryshme, ku mbrojtja e shëndetit të qytetarëve si prioritet numër një, të shoqërohet edhe me çështje që lidhen me mbrojtjen e ekonomisë”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se duhet të mendohet një plan i shpejt për ngritjen e kapaciteteve mjekësore.

“Duhet të mendojmë për një plan të shpejtë të rritjes së kapaciteteve mjekësore, e në anën tjetër të bëjmë plane konkrete për “exit strategy”. Pra, duhet të mendohet se si të veprojmë tutje për një hapje të planifikuar të ekonomisë”, ka thënë ai.