Në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Pune të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, kërkoi nga komisioni që në mbledhjen e ardhshme të raportojë para komisionit për Interpolin por pa praninë e mediave.
“Për Interpolin dhe gjithçka rreth tij do te doja të flisja ne një seancë të radhës por vetëm para anëtarëve të Komisionit dhe pa praninë e mediave”, theksoi Pacolli. Për shkak të ndjeshmërisë se informatave për Interpolin, anëtarët e komisionit u pajtuan me kërkesën e ministrit







