Pacolli: Daçiqin e larguam me forcë nga takimi i delegacionit kosovar

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kishte provuar që të ndërpresë një takim të delegacionit kosovar. Këtë e bëri të ditur për Rubikon zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Unë mendoj se po por procesi i njohjeve është jashtëzakonisht i komplikuar. Nuk duhet të lidhem me emrin e tij (Ivica Daçiq), pasi ky njeri bën çmos, a e dini se kemi pas një takim ku ka hyrë fizikisht brenda dhe ka thënë se kush janë këta njerëz me të cilët po bisedoni. Njerëzit e mi e kanë marrë edhe e kanë shtyrë për të dalë jashtë”, ka thënë ai.