Pacolli: Daçiq po rren, s’ka tërheqje të njohjeve

Zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli gjatë raportimit para Komisionit Europian për Integrime Europiane ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po gënjen rreth tërheqjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

“Daciq po rren sepse s’ka tërheqje të njohjeve. Vetëm Ishujt Solomon kanë thënë se i kemi ngrirë raportet me Kosovë, por nuk e kanë tërheq njohjen”.

Pacolli e ka konfirmuar se numri i njohjeve të Kosovës nuk ka lëvizur dhe mbetet 116, por tha se është e vështirë që të ketë njohje të reja.

“Vështirë të kemi njohje të reja për shkak se ka ndryshuar politika globale gjeo-strategjike”.