Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçi dhe Veselin

Për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit ka reaguar deputeti dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka thënë se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Kosova ka luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë . UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Ballkani.info/