Behgjet Pacolli

Pacolli: Bejtush Gashi do të marrë përgjegjësi të rëndësishme institucionale

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në ditët e ardhshme do të marrë përgjegjësi të rëndësishme institucionale.

Pacolli tregoi se në kuadër të përgjegjësive institucionale, me propozimin e tij si kryetar i AKR-së, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të emërojë Fatmir Matoshin ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ekrem Mustafën ministër të Punëve të Brendshme.

Behgjet Pacolli ka falënderuar ministrin e shkarkuar Bejtush Gashin për kontributin e dhënë dhe ka paralajmëruar se Gashi, në ditët në vijim, do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, “në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”.