Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka quajtur si të rreme të gjitha lajmet për tërheqjen e njohjes nga disa shtete, duke thënë se deri tash nuk kanë marrë asnjë notë verbale ku thuhet se refuzohet të ketë marrëdhënie ose që tërheq njohjen.
Pacolli i bëri këto komente në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e paqes. Ndërsa, duke folur për mundësin që lista serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës, Pacolli tha se lista serbe duhet ta kuptojë që vendi ku mbrohen interesat e tyre është Kuvendi i Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione dhe nuk beson që do të tërhiqen nga kjo mundësi.Sipas Pacollit, asnjë shtet nuk na ka shkruar nota verbale për tërheqjen e njohjeve deri tani asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit të Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka thënë se janë disa shtet që kanë tërhequr njohjet.
Pacolli ka shprehur mirënjohjen për Francën që e ka bërë të mundur që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha vendet tjerët Forumin e paqes në Paris, ku është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte me ato shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.







