Pacolli: Albena Reshitajn e larguam për një arsye shumë të fortë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Pacolli ndër të tjera ka folur edhe për ikjet nga partia e tij në kohët e fundit. Njëra ndër to ishte edhe ikja e Albena Reshitaj që mbante postin e Ministres së Ambientit në Qeveri.

“Albena Reshitajn e larguam për një arsye shumë të fortë”, tha Pacolli.

“Nuk dua të flas më shumë, por vetëm dua të them se parim i joni është që të punohet me duar të pastërta”.

loading…