Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka nisur parafushatën zgjedhore duke vizituar strukturat e Degës së AKR-së në Vushtrri.

“Në Vushtrri zhvillova një takim domethënës me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuam gatishmërinë tonë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale. Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja . AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin. Faleminderit Vushtrria!”, ka shkruar Pacolli.

Kuvendi i Kosovës pritet që të enjten të shpërndahet dhe më pas presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve. Si dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 29 shtatori ose 6 tetori. /Ballkani.info/

loading…