Pack mbështet kandidaturën e Osmanit: Lajm i shkëlqyeshëm
Politikanja gjermane dhe presidentja e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, Doris Pack ka mbështetur kanditaturën e LDK-së për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani.
Ajo nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të saj në Facebook ka thënë se kandidimi i Osmanit është lajm i mirë si për Kosovën njashtu edhe për LDK-në.
Ka thënë se ajo vetë e po ashtu edhe EPPWomen mbështesin fuqishëm Osmanin.
“Vjosa Osmani po kandidon për Kryeministrin në Kosovë! Lajm i shkëlqyeshëm që do të ndihmojë LDK-në të bindë elektoratin që idetë dhe projektet e reja do të ndryshojnë politikën për të mirë. Unë dhe EPPWomen mbështesim fuqimisht kandidaturën e saj! Në përputhje me moton tonë të vitit (Vizionet e femrave për një Evropë më të mirë) ajo do të punojë me vizionet e femrave për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar ajo
Ndryshe, Vjosa Osmani është kandidate e LDK-së për postin e kryeministrit për zgjedhjet e parakohëshme të cilat do të mbahen më 6 tetor.