Pacientja lihet e shtrirë në korridor për 1 orë e gjysmë, nuk e trajton askush në Emergjencë

Mungesë e  përgjegjësisë së doktorëve kujdestarë në Kosovë është më se e pranishme.

Një qytetarë sot është ankuar për neglizhencë të stafit mjekësor në Emergjencë, në Prishtinë.

Sipas Avni Rukiqit, një orë e gjysmë është dashur të presin për tu trajtuar një i afërt i tij e kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur kanë kontaktuar ministrinë e Shëndetësisë dhe policinë, shkruan lajmi.net.

“Sot me datë 05.04.2020 në emergjencën, në Prishtinë, kur kërkojmë ndihmë nga personeli mjekësor, por ata nuk na vinë në ndihmë mbas 1:30 minuta. Mbasi kontaktojmë Ministrinë dhe Policinë”, ka shkruar qytetari Avni Rukiqi.

Për më tepër mund të shihni edhe fotografinë më poshtë: