Pacienti që vdiq nga COVID-19 qëndroi mbi 7 orë në një dhomë të Spitalit të Mitrovicës

Një pacient i cili ka vdekur gjatë ditës e që ishte duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, ka qëndruar mbi 7 orë në një dhomë ku kanë qenë duke u trajtuar edhe pacientë të tjerë.

Familjarë të të ndjerit kane thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në këtë spital që 3 ditë dhe se sot i është treguar rezultati që ka qenë pozitiv me Covid-19.

Trupi i viktimës është larguar nga dhoma rreth orës 21:30, derisa ai ka vdekur rreth orës 14:00.