Paçarizi: Pjekuria e LDK-së po e shpëton vendin nga zgjedhjet e reja

Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka thënë se partia e Lumir Abdixhikut e ka shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja.

Ai është i mendimit se sjellja e Ligjit për Zgjedhjet ka qenë një veprim i ngutshëm, i pamenduar mirë dhe incidentual, njofton Klan Kosova.

Paçarizi tha se normalisht që për këtë veprim, Qeveria Kurti do të ndëshkohet deklarativisht nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët, sipas tij, mëtojnë që në Kosovë të dërgojnë sinjale për një demokraci të zhvilluar dhe normale dhe jo për ndërskamca të tilla.

“Ishte një përpjekje për shantazh, por LDK – meqë PDK dhe AAK i kanë pasë të ditura qëndrimet – u tregua mjaft e pjekur që nuk iu nënshtrua presionit që dikush ta çonte vendin në zgjedhje. Pra, që të ndërpriste çdo lloj bashkëpunimi, por LDK u tregua e pjekur sepse i ofroi kryeministrit Kurti dhe Osmanit edhe një hapësirë dhe kohë të mjaftueshme për të reflektuar dhe për ta shpëtuar vendin çuarja e zgjedhjeve të parakohshme”.

“Pjekuria e LDK-së po e shpëton vendin nga shkuarja në zgjedhje të tjera, por nuk e dimë nëse vërtet Vetëvendosje ka synuar ta çojë vendin në zgjedhje e të ngjarat ishin se po meqë u ofrua një ligj i tillë krejtësisht populist për të siguruar më shumë vota në zgjedhjet që pretendohej të çohej vendi”.

Megjithëkëtë, Paçari thotë se rreziku nga zgjedhjet e reja s’ka kaluar ende.

“Nëse Kurtit i është mbushur mendja që vendi të shkojë në zgjedhje atëherë nëse s’e çon sot e çon pas një muaji apo dy”.