Pa “patriotizëm”!

Shkruan: Mersel Bilalli

E njohur është thënia se – kush si politikan i ri nuk është idealist, ai s’ka zemër, por kush edhe pas vitesh nuk transformohet në realist, ai s’ka tru.

Historiati i definimit të statusit të Kosovës fillon me të ashtuquajturin Grup të Kontaktit, i cili përbëhej nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia, e që më pas u shndërua në “Trojka” (SHBA, Bashkimi Evropian dhe Rusia), e cila udhëhoqi negociatat gjatë vitit 2007. Pas mossuksesit, procesi u morr në dorë të diplomacisë së BE-së, nga Ketrin Ashton dhe Federika Mogerini, por, të cilat anagzhime poashtu përfunduan pa sukses. Provuan procesin ta ecin edhe Metju Palmer së bashku me Miroslav Lajçak, por sërish suksesi mungoj.

Kah fundi i vitit 2020, ata për një kohë u zëvendësuan nga Riçard Grenell, i dërguari special i presidentit të atëhershëm amerikan Donald Tramp, të cilët si zgjidhje ofronin këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo çështje ishtë kundërshtuar ashpër nga BE, sidomos nga Gjermania, si presedan që do hapte kutinë e Pandorës në shumë mjedise tjera.

Paraprakisht rrotulloheshin ide për Kosovën me autonomi thelbësore sipas modelit të Hong Kongut. Ajo do të përfshinte kompetenca maksimale të Kosovës përveç në fushën e politikës së jashtme dhe monetare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por, pa dilemë se ka pasur edhe ide të tjera. Megithate, duket se më e balansuar ishte ideja e diplomati finlandez dhe njëherit të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari. Baza e këtij plani ishtë “pavarësia e mbikëqyrur”. Ky plan edhe pse u hudhë poshtë nga Këshilli i Sigurimit (me veton ruse), megjithatë, ai mbeti dokument bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Më pas, ishte Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon që iu dorëzua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të nëntorit 2008, e që përmbante një plan prej gjashtë pikash për UNMIK-un dhe vendosjen e EULEX-it. Mendohej që policia dhe doganat, si dhe sistemi gjyqësor në zonat e banuara me serb në Kosovë të ishin “nën ombrellën” e OKB-së, kurse në zonat e banuara me shqiptarë, policia, doganat dhe gjyqësori do të punonin me EULEX-in.

Por, disa vite më vonë, mollë sherri u bë Bashkimi i Komunave Serbe me kompetenca të veçanta ekzekutive (Zajednica), e cila u miratua me Marrëveshjen e Brukselit. Që atëherë, “Zajednica”, mbetet termin tepër i eksploatuar sidomos nga Albin Kurti gjersa ai ishte opozite, e që tani i thehet për koke edhe atij personalisht, por edhe gjithë Kosovës.

Teksti i Ahtisaarit përmban edhe një pjesë që flet për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Në Qeverinë e Kosovës serbëve u garantohet një pozitë ministrore dhe një zëvendësministër, ndërsa ligjet nuk do të miratohen nëse edhe serbët nuk i votojnë. Mitrovica do të ndahej në dy komuna – veriore dhe jugore. Që nga viti 2008, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore dhe FIFA, por jo edhe e Kombeve të Bashkuara. Megjithate, procesi i njohjeve kohëve të fundit sikur është ndaluar, madje ka pasur edhe do revokime misterioze të njohjeve. Ndër vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën janë Spanja, Sllovakia, Qiproja, Greqia dhe Rumania, ndërsa kur bëhet fjalë për fuqitë botërore, ato janë Rusia, Kina, Brazili dhe India. Tani, pas 15 vite nga Plani i Ahtisarit, Serbia dhe Kosova akoma mbeten shumë largë marrëveshjes përfundimtare. Me Hashim Thaçin, me të cilin në vazhdimsi presidenti Vuçiq këmbente shigjeta dhe gjuajtje verbale, në fakt ata kishin kontraktuar një këmbim teritoresh si bazë për zgjidhjen e gjendjes mes Kosovës dhe Serbisë. Në vitin 2018, Vuçiqi ishte dakorduar në parim për një zgjidhje që prekte kufijtë ekzistues mes dy shteteve. Jozyrtarisht qe thënë se të katër komunat e veriut do t’i bashkoheshin Serbisë, ndërkaq Kosovës do t’i jepej pjesa më e madhe e Preshevës dhe disa fshatra të Bujanocit. Ujmani do të trajtohej bashkarisht. Asaj kohe zgjidhja

prezantohej si “demarkacion” mes të dyja vendeve, ani se demarkimi nënkupton saktësimin e kufirit dhe jo devijimin radikal të tij apo shkëmbimin e territoreve. Pas këtij projekti qëndronin persona kyç të presidentit të atëhershëm të SHBA-së Tramp, në krye me Grenellin  Mbështetësit e kësaj ideje thonin se këmbimi i territoreve do t’u jepte fund mosmarrëveshjeve që për gjatë kohë mbajnë situatën pezull, qëkur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. “Ndryshimet e kufijve mund të duken diçka pa shije”, thotë Xhejms Ker Lindsej, një specialist për Ballkanin nga Shkolla Ekonomike e Londrës. “Por po të kishte një marrëveshje midis dy palëve, do të hapej rruga për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Kështu, Prishtina do të lejohej më në fund të ishte anëtare e OKB-s Me të drejtë mendohej se zgjidhje do ishtë qëndrueshme, pra në rast se do arrihej një marrëveshje për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, sepse në këtë proces do përfshiheshin vetëm territoret homogjene nacionale, përkatësisht komunat me shumicë shqiptare e serbe. Kusht, po ashtu, ishte që territore në këmbim të jenë vetëm komunat kufitare e jo edhe ato brenda Kosovës që fizikisht nuk janë të lidhura me rajonet kufitare. Sepse, përfshirja e këtyre enklavave do të krijonte vatra të reja potenciale të krizës ekonomike, politike, e të sigurisë, mendonin asaj kohe autorët e studimit: “Efektet demografikë dhe socialë të skenarëve të ndryshëm në normalizimin e marrëdhënieve

midis Beogradit e Prishtinës”, botues i të cilit ishtë Fondi për Shoqëri të hapur.

Sipas do sondazheve të prezantuar asaj kohe nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën – “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që asaj kohe më së shumti ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian, status-quon e asaj kohe mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështesin vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar, derisa vetëm 10 për qind kanë treguar përkrahje për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Dështimi i këmbimeve të territoreve, në një masë i ngarkohet presidentit të asaj kohe Hashim Thaçit, i cili nuk kishte organizuar struktura për prezantim afirmativ të këtij procesi. Ai vet shkonte nëpër medium duke deklaruar se pala shqiptare do merrte disa pjesë nga Serbia dhe s’e s’do jepte asgjë si kundërshpërblim. Kjo nga shumë njerëz ndjehej si ofendim të inteligjencës. Andaj plani dështoi, kurse me ardhjen e Bajdenit as që mund të ringjallej. Tani jemi në një ngërç serioz, pasi Kurti vështirë se tejkalon vetveten që të përfitoj Kosova. Ai akoma e ka hipotekën e distancës ndaj SHBA. Disa here ka potencuar, se ne s’jemi meksikanë në kufij me SHBA-në, por evropian. Pra, shtetin për momentin e udhëheq një lider, që dukej si

një shpresë e madhe për Kosovën edhe në planin e brendshëm edhe në ate ndërkombëtar. Por, ai vetëm se vazhdon të dëshmoj se është një politikan i shkathtë, por jo edhe një pushtetar i mirë. Ka një thënie që tingëllon: “kush si politikan i ri nuk është idealist, ai s’ka zemër, por kush edhe pas vitesh nuk transformohet në realist, ai s’ka tru”.

Për fat të keq, Kurti me kapricat e tij personale, nga një pozicion i mirë bisedues, për një kohë shkaktoi dështim serioz në pozicionet biseduese të Kosovës, në rend të parë duke e shndërrua një problem banal (ate të targave) që është si një çështje teknike margjinale, në një problem qendror të bisedimeve me Serbinë. Me ate, ai shembi shumçka nga ajo që për dy dekada ishtë arrijtë. Lëshimi i insticioneve nga ana e Serbëve dukshëm dëmton pozicionin bisedues të palës kosovare. Kjo palës serbe i erdhi si një dhuratë nga qielli dhe si duket i krijoi një pozicion dukshëm të mirë. Për here të parë nga bashkësia ndërkombëtare të fajsohet pala kosovara, kurse të lëvdohet ajo serbe, edhe pse pritej që ajo ta hudhë marrëveshjen. Pra, kur dihej se pala serbe akoma s’kishtë mundësi të brendshme opinionale që ta pranon marrëveshjen, çka i duhej Kurtit të bënte temë qëndrore target, duke marrë samarin mbi shpinë të vete dhe mbi shpinën e gjithë Kosovës.  Me te, duket se ai përforcoj tezën e kahmotshme se një politikan ambicioz duhet të jetë në gjendje të parashikojë se çfarë do mund të ndodhë nesër, brenda një jave, brenda një muaj apo brenda një vit, e që më pas, si të vij në pushtet të shpjegoi se pse ato nuk ndodhën!

Situata u soll gjer aty sa Borell të tëhiqej nga pozicioni dhe ndërmjetësimi të dështonte, kurse përgjegjësia do i mbetej Kosovës. Por si duket presioni i madh amerikan e bëri të veten. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, pat deklaruar, se çdo pretendim se Bashkimi Evropian po heq dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është i vërtetë. Sipas tij, ky propozim për normalizimin e marrëdhënieve është mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Këtë deklaratë Stano e bëri pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq arritën një marrëveshje për çështjen e targave në një takim urgjent të thirrur në Bruksel. Stano tha se “Bashkimi Evropian është ende plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët që të bien dakord për tekstin sa më shpejt që të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë gati për një zgjidhje evropiane”. Ai shtoi se “Është thelbësore që palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët – Kosova të mos vendosë gjoba, dhe Serbia të mos lëshojë targa makinash KM (Mitrovica e Kosovës). Sepse nuk mund të ketë negociata për normalizimin e marrëdhënieve në prani të kërcënimit të dhunës”, tha Stano. Sipas profesorit Danijel Server, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një “çështje shumë më e rëndësishme”, dhe

nga deklaratat e zyrtarëve ai ka konstatuar se Serbia e ka refuzuar propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. “Sigurisht që çështja e targave në vetvete nuk ia vlen rrezikim dhune që autoritetet në Prishtinë mund të mos jenë në gjendje ta kontrollojnë. Pasojat tashmë kanë qenë negative, me tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës”, tha Server. Sipas mendimit të tij, Prishtina duhet të mendojë se si “të qetësojë situatën dhe të parandalojë që Bashkimi Evropian ta fajësojë atë për kolapsin e negociatave për një çështje të vogël, kur çështja më e madhe është ajo që ka vërtet rëndësi”.

Kurti, madje akuzoi Borellin në Bruksel se ai iu përshtat qëllimit të Serbisë për targat, qëllimin e madh e hoqi nga agjenda, i pavetëdijshëm se vet ishte ai që përmes targave eliminoi “qëllimin e madhë”, duke dëmtuar në esence procesin negociator. A e kishte shansin fajin t’ia lë Serbisë. Informatat më të reja flasin për ate se Kurti parimisht ka dhënë pëlqimin pë projektin franko-gjerman, por si duket kjo është bërë si rezultat i presionit amerikan. Politikan i ndërgjegjshëm nuk e sjell situatën gjer këtu, me qëllim që të mbrohet nga shkrirja e dozës së patriotizmit që ai ka ndërtuar në imazhin e tij, çështje që si duke ai gjithëherë e ka pas problem qendror. Por, në këso procesesh të rënda për popullin dhe shtetin, etiketa e “tradhtarit” është ajo më e drejta. Të përkujtojmë “patriotët” Martiqi dhe Babiqi nga “Srpska Kraina” në Kroaci, që refuzuan Planin Z-4, që Serbëve të atjeshëm u jepte diçka

më shumë se një republikë (madje entitet me elemente konfederale, me valutën vetanake). Ata refuzuan dhe pasoi ekzodi nga “Oluja” kroate. Pra, nuk është mirë që Kurti duke ruajtur imazhin e vet patriotik ta dëmtojë Kosovën. Sepse rejtingu momental i politikanëve është materje tejet fluide. Fare lehtë tani mund ndodh që votuesit të ndërgjegjësohen dhe të votojnë mu ata që premtojnë më pak, pasi me ata do dëshproheshin më pak.

Tani duhet pasur parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do shkojnë në variantin që të arrihet vetëm një knaqësi. Ata do balansojnë. Të njëjtën që bënë me Japoninë pas bombardimit atomike, të cilin shtet tani e kanë partner të afërt. Njësoj si me Gjermaninë, Vietnamin, Irakun, pra ata duan në taborin e tyre ta afrojnë edhe Serbinë. Posaçërisht tani kur zhvillohet konflikt i ashpër mes Rusisë dhe Ukrainës. Kur Rusia dëshiron destabilizimin e këtij rajoni me qëllim defokusimi. Por, dështimi rus në Ukrainë sikur e bind Serbinë se s’ka opcion tjetër më të favorshëm se Perëndimi. Pra, këto janë konturat themelore brenda të cilave do arrihet marrëveshja. Duhet kuptuar se mu tani është fare lehtë të jesh një politikan i ndershëm sepse konkurrensa është tejet e vogël.