Pa panik: Kosova ka mjaftueshëm miell

Dje Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore si dhe masa tjera për parandalimin e koronavirusit.

Koronavirusi ishte shfaqur në Kinë gjatë fundit të vitit 2019, për pak kohë ai është shpërndarë nëpër pjesë botës, duke përfshirë vendet ballkanike për rreth Kosovës.

Në Kosovë ende nuk është regjistruar ndonjë rast i prekur nga koronavirusi, por rreziku eventual ekziston për këtë janë marrë masat parandaluese. Por, këto masa shkaktuan panik të madhe tek qytetarët duke varshuar drejt supermarketeve për të blerë produkte ushqimore dhe higjenike.  Ky rast u shfrytezua nga disa biznese duke bërë hiper-inflacion. 200% ka qenë rritje e çmimit të një supe, raporton Ballkani.info.

Nuk ka rrezik për mungesë të produkteve ushqimore, kështu ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi i cili tha se ka miell të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për shqetësime.

“Nga informacionet, prej te gjithe furnizuesve kryesor: Ka sasi te mjaftueshme te miellit, pra nuk ka as arsye per panike, as per rritje cmimesh”, ka shkruar ndër tjerash Rukiqi.

Tashmë edhe komunat kanë filluar me masa për parandalimin e koronavirusit, një epidemi e shpallur zyrtrisht. /Ballkani.info/