Barron Trump, djali i Donald Trump, i njohur për pamjen e tij të rregullt dhe veshjet zyrtare, është fotografuar me një pamje më të relaksuar që ndryshon dukshëm nga ajo që është mësuar publiku.
Edhe pse ai ishte i njohur për frizurën e tij të lëmuar në evente politike dhe inaugurime, duket se nuk është stili i tij i përditshëm.
Përkatësisht, Barron së fundmi është fotografuar në një kolegj në Nju Jork, ku ishte veshur me një kombinim casual – një këmishë me mëngë të bardhë Ralph Lauren dhe pantallona bezhë.
Ky look ishte mjaft i pazakontë për të, i cili deri më tani shquhej për një stil më formal të veshjes, ngjashëm me të atin. Përveç kësaj, ai i mbante flokët të lëshuara dhe të çrregullta, pa asnjë gjurmë xheli.
Barron Trump aktualisht është duke studiuar financa në shkollën prestigjioze Stern të Biznesit në Nju Jork dhe prania e tij në kampus ka shkaktuar shumë interes.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, Barron nuk ndan numrin e tij të telefonit celular me kolegët e tij të kolegjit, por përkundrazi komunikon me ta përmes mjeteve alternative.
Më herët ai kërkoi nga kolegët e tij që të kontaktojnë me të përmes Discord dhe tani ai përdor kryesisht konsolën Xbox për komunikim. Sipas burimeve, kjo është platforma e tij e zgjedhur për të mbajtur kontakte me miqtë.







