“Pa fjalë”, Keith Groeneveld komenton paraqitjen e Adrianës në seancën e djeshme të Kuvendit

Të enjtën me fillim nga ora 10:00 është mbajtur një seancë e Kuvendit në lidhje me organizimin e arsimit në situatën e pandemisë COVID-19 si dhe për ndarjen e mjeteve për pagesën e rrymës në pjesën veriore të Kosovës.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, edhe këtë herë tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive.

Aktorja, e zgjedhur për herë të parë si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, u pa e veshur në një kostum ngjyrë blu.

Pamja glamuroze nuk është anashkaluar edhe nga partneri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, i cili i bëri komplimente duke shpërndarë një imazh të 41 vjeçares në InstaStory.

“Nuk duhet asnjë fjalë, bos”, ka shkruar ai.

Në seancën e sotme që rezultoi të jetë tensionuese u vënë re edhe disa momente, kur Vasfija për pak sa nuk u rrëzua edhe po ashtu edhe momentin kur Matoshi po bënte ‘selfie’.

Matoshi bën ‘selfie’ kur deputetët përplasen, ndërsa Vasfija për pak rrëzohet – dy momentet që nuk kaluan pa u vënë re nga seanca tensionuese
Matoshi bën ‘selfie’ kur deputetët përplasen, ndërsa Vasfija për pak rrëzohet – dy momentet që nuk kaluan pa u vënë re nga seanca tensionuese
Për këtë të fundit, Matoshi bëri një reagim duke thënë se nuk po bënte ‘selfie’, por që po incizonte deputetët e Listës Serbe duke qeshur me situatën në Kuvend.

Adriana dhe Keith përndryshe prej afro një vitesh po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.