Paratë e tërë botës janë të përqëndruara në duar të shumë pak të pasurve.

Agjencia prestigjioze e studimeve ekonomike “Oxfam”, përmes raportit të saj të fundit ka zbuluar të dhëna tronditëse për shpërndarjen e pasurisë globale.

Mësohet se vetëm 26 pasanikë kanë të njëjtën pasuri sa gjysma më e varfër e botës, transmeton Ballkani.info.

Raporti i publikuar nga “Oxfam” në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës thotë se kërkimi i bamirësisë ka zbuluar se pasuritë e miliarderëve u rritën me 2.5 miliardë dollarë në ditë në vitin 2018, duke u rritur me 12 për qind në vit, ndërsa gjysma më e varfër e botës kishte një rënie të pasurisë prej 11 për qind.

Kjo agjenci prestigjioze e studimeve ekonomike u bënë thirrje qeverive që t’i rrisin normat e taksave për korporatat dhe më të pasurit në botë, për të trajtuar hendekun e thelluar të pasurisë.

Raporti i titulluar “Mirësia publike ose pasuria private” i kësaj agjencie tregon se hendeku në rritje midis të pasurve dhe të varfërve po minon luftën kundër varfërisë, duke dëmtuar ekonomitë tona dhe duke nxitur zemërimin publik në të gjithë globin.

Ky raport zbulon sesi qeveritë janë duke e përkeqësuar pabarazinë, duke mos financuar shërbimet publike, siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi, ndërkohë që ato favorizojnë korporatat tatimore dhe të pasurit.

Megjithatë, sipas raportit, taksat e tilla po reduktohen ose eliminohen në vende të pasura dhe mezi zbatohen në botën në zhvillim.

Aty gjithashtu nxirret në pah se në disa vende si Brazili, 10% e të varfërve të shoqërisë tani paguajnë një përqindje më të lartë të tatimit mbi të ardhurat sesa 10% më e pasur e shoqërisë.

Rreth 10,000 njerëz vdesin çdo ditë, sipas “Oxfam”, sepse nuk mund të kenë qasje në kujdesin shëndetësor të përballueshëm.

“Raporti zbulon se numri i miliarderëve është pothuajse dyfishuar që nga kriza financiare, me një miliarder të ri të krijuar çdo dy ditë midis 2017 dhe 2018, por individët dhe korporatat e pasura po paguajnë norma më të ulëta tatimore sesa që kanë paguar nëpër dekada. Marrja e një përqindëshi nga më të pasurit për të paguar vetëm 0.5 për qind taksë shtesë mbi pasurinë e tyre, mund të rriste më shumë para sesa do të kushtonte për të edukuar 262 milionë fëmijë jashtë shkollës dhe për të ofruar kujdes shëndetësor që do të shpëtonte jetën e 3.3 milionë njerëzve”, thotë Winnie Byanyima, Drejtore Ekzekutive e “Oxfam International”, transmeton Ballkani.info.

Njerëzit anembanë globit, sipas drejtoreshës së “Oxfam”, janë të zemëruar dhe të frustruar.

“Qeveritë mund të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur për të gjithë, jo vetëm për disa të privilegjuar”, thotë Byanyima.

Llogaritjet e Oxfam janë të bazuara në burime të të dhënave që mund t’i kemi në dispozicion edhe online.

Shifrat për pjesën e pasurisë së zotëruar nga gjysma më e varfër e njerëzimit vijnë nga Credit Suisse Wealth Databook dhe kanë të bëjnë me periudhën qershor 2017 dhe qershor 2018.

Kurse, shifrat mbi më të pasurit e njerëzimit bazohen në të dhëna më të hollësishme nga Lista e Miliarderëve Vjetor të Forbes dhe lidhet me periudhën mars 2017 dhe mars 2018. /Ballkani.info/