OVL-UÇK thotë se përsëri pranuan dokumente të Speciales nga një i panjohur

Kryetari i OVL-UCK-së Hysni Gucati ka thënë se edhe sot kanë pranuar dokumente nga një person i panjohur.

Sipas tij, rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, derisa bën të ditur disa persona u munduan ta ndalonin porse nuk kanë mundur ta ndalojnë.

“Sot rreth orës 15 e 30 minuta, kanë sjellë dokumente, ne e kemi quajtur tash ‘rrufeja 2’ . Ne që kemi deklaruar më herët që Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë për krime lufte”, ka thënë ai.

Ai tutje i ka prezantuar tri dokument me të cilat pretendohet se figura të Serbisë kanë komunikuar me prokurorë të Gjykatës Speciale.

Zëvendëskryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tutje ka thënë se kjo është goditje për Prokurorinë Speciale.

Të dy kanë thënë se nuk është personi i njëjtë i cili i solli dokumentet e para.