OVL-UÇK: Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

Organizata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me akuza ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ZPS  po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.

Këtë konstatim ai e jep duke thënë se ZPS i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Duke marrë parasysh këto fakte, OVL e UÇK-së thotë se Gjykata Speciale po tregohet se është “sui-generis”.

Postimi i plotë i tij:

Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues.

Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”.