OVL-ja e UÇK-së sot ia dorëzon Kuvendit kërkesën për ndryshim të ligjit për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, transmeton ballkani.info

Kërkesa do të dorëzohet në ora 15:00.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e Ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/