OVL e UÇK-së nesër mban konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ?(OVL e UÇK-së), do të mbajë të hënën konferencë për media.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së, përcjell Ballkani.info.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të premten udhëheqësit e OVL-UÇK, u takuan me kryeministrin Albin Kurti rreth përfshirjes së tyre në Ligjin për pagën minimale, takim ky që nuk ishte i frytshëm, pasi përfundoi pa marrëveshje mes dy palëve/Ballkani.info