Osmani, Veliu dhe Haziri bashkohen pas lajmeve për përçarje mes tyre

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubim elektoral në Podujevë, kjo komunë njihet si bastion i LDK-së ndër vite.

Sot, u shpërndah një lajm ku paraqiste biseda telefonike që sipërfaqësin një përçarje të thellë të Vjosa Osmanit kundrejt Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.

Për të demantuar këtë, Lutfi Haziri tha se këto skenare nuk mund ta përçajnë LDK-në. Derisa, Vjosa Osmani në fund të tubimit ftoi që të dalin në skënë kryetari i Podujvës, Agim Veliu dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri që t’i shohin kundërshtarët politik.

“Këtë pamje do ta shihni edhe pas 6 tetorit”, tha Osmani.

LDK-ja e kandidoi për kryeministre, Vjosa Osmanin, u tha se Veliu dhe Haziri ishin kundër këtij propozimi. /Ballkani.info/

loading…