Vjosa Osmani

Osmani uron Ditën e Pavarësisë: Kosova është punë e përfunduar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se në këtë ditë duhet të falënderohen të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e vendit.

Osmani ka cituar thënien e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke deklaruar se “shtëpia nuk mbahet pa miq dhe Kosova është dëshmia më e mirë e kësaj thënie”.

“Uroj qytetarët për 14 vjetorit të shtetit tonë. Edhe në këtë ditë, dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetit tonë, duke filluar nga arkitekti, presidenti Ibrahim Rugova, duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë të udhëhequr nga komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari. Shteti ynë është punë e përfunduar. Sfidat vazhdojnë, në këto sfida duhet të qëndrojmë të bashkuar. Vetëm atëherë kur jemi të bashkuar, mund të kemi sukses.”, tha Osmani.