U.D Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është keqkuptuar dhe ka pasur dezinformim në raport me fjalët e saj rreth skadimit të kontratës së fondacionit William Walker.

“E kam sqaruar të vertetën edhe me kamerë edhe me shkrim, nuk bëhet fjalë për shkëputje, ne qysh në nëntor kemi shprehur gadishmërinë tonë për ta thelluar bashkpunimin, për ta bërë më konkret dhe më të mirë. Në këtë ja kemi adresuar fondacionit, ajo kontratë për të cilën kam thënë se ka skaduar, ishte lidhur nga Presidenti Thaçi atë kohë. Në cdo deklaratë kam përdorur fjalën sqarim”, tha Osmani në RTK, transmeton Ballkani.info.

“Arsyeja pse mua më doli një gazetare përpara, mua më kishte ardhur informata që më datë 1 dhjetor palët kishin komunikuar me delegacionin e fondacionit, unë nuk merrem me kontrata, asnjëherë nuk ka pasur tendecë për shkëputje ose shkarkim për fondacionin Walker”, shtoi Osmani.