Nënkryetarja e LDK-së

Osmani thotë se largohet nga pozita e kryetares së Kuvendit vetëm nëse e tërheq VV-ja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila vjen nga radhët e LDK’së thotë se nuk e ka problem lirimin e pozitës në Kuvendin e Kosovës nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

E gjithë kjo, nëse i mandatuari i LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti do të behej Kryeministër, dhe VV të kërkonte postin e të parit të Kuvendit, siç i takon, si Grupi më i madh Parlamentar.

“Ju e dini që unë jam zgjedhur aty për shkak të besimit edhe të partisë sime, LDK’së edhe partnerit të VV’së të cilët e kanë bërë formalisht propozimin për mua. E kam marrë votën në Kuvend dhe besoj se në bashkëpunim me kolegët po bëj çmos që të ruhet vota e qytetarëve dhe të mbroj integritetin e Kuvendit”, tha Osmani në Pressing.

“Nëse VV ma kërkon sepse dëshirojnë me vendos dikë tjetër si parti e parë, unë do të dorëhiqem pa problem”, tha Osmani.

“Nuk e kam për synim të mbajë postin vetëm pse e kam marrë një herë votën. Në qoftë se e vlerësojnë se dëshirojnë të propozojnë dikë tjetër në krye të kuvendit, nuk kam asnjë arsye të qëndroj në këtë post sepse lidhet drejtëpërdrejt edhe me besim e deputetëve, nuk lidhet vetëm me dëshirën time”, theksoi Osmani.