Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar takim me emisarët e shteteve më të fuqishme për Ballkan. Ajo është takuar me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve, Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë”, shkroi presidentja, në njoftimin e lëshuar në rrjetin shoqëror Facebook.