Presidentja e Kosovës

Osmani takon deputeten britanike, flasin për sigurinë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar deputeten britanike Alicia Kearns.

Sipas një cicërime në X, Osmani dhe Kearns gjatë takimit në Forumin Doha, kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Diskutime në kohë me një mik të dashur të Kosovës, Alicia Kearns në Doha Forum. Diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.