Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq.

Osmani në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Abazoviq kanë biseduar për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

A good meeting with 🇲🇪 nominated PM @DritanAbazovic today at #ADF2022.

Discussed the importance of strengthening our already excellent neighborly relations & the immense potential to further advance 🇽🇰-🇲🇪 cooperation to the benefit of our people. pic.twitter.com/shKzAKj8KC

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2022

Kujtojmë se Osmani dhe Abazoviq janë duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë.