Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas komunikatës së Presidencës, aty u diskutua për zhvillimet e fundit, përfshirë sigurinë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës e BE-së.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

VIDEO BONUS: Mjeku kosovar tregon se e a kanë dëmtuar vërtetë imunitetin, vaksinat kundër Coronavirusit