Osmani takohet me Shalën për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin e koalicionit Nisma-AKR, Endrit Shala.

Në ditën e dytë të takimeve, Osmani pritet të bashkëbisedojë edhe me parti tjera parlamentare për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas vendimit të kushtetueses për pavlefshmërinë e votimit të qeverisë Hoti.