Osmani takohet me Samantha Power

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit, Osmani dhe Power pritet që të deklarohen për medie.

Power dje është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë shpallur ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

Ajo po ashtu dje ka deklaruar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, ndërsa theksoi rëndësinë që palët të përqendrohen tash për tash në detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizmin e marrëdhënieve, siç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe./EO