Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimet që do t’i mbajnë sot në tri komuna të vendit dhe në një fshat të Lipjanit.

Përmes një video në Facebook, Osmani tregoi orarin dhe vendin e takimeve të sotme me qytetarë, duke shkruar:

Sot ju mirëpresim në:

17:00 – MITROVICË – Qendra e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”

18:30 – ISTOG – Palestra e Sportit

20:30 – PRISHTINË dega 4-Fusha e Sportit te Kroi i Bardhë në Dardani

21:30 – Sllovi e Lipjanit