Osmani: Situata e sotme dramatike dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot për vendin ishte një ditë e rëndë me humbjen e 36 jetësh të qytetarëve.

Osmani tha se situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve.

“Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme”, shkroi Osmani.

Tutje, ajo thotë se vaksinimi është mbrojtja e vetme dhe më e mirë.

“Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë”, shkroi Osmani.