Osmani: Si partner të vetëm për koalicion parazgjedhor e shoh vetëm Vetëvendosjen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin ‘Kanal 10’ ka folur në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

Osmani deklaroi se ende nuk ka diçka konkrete, por që si partner të vetëm e sheh vetëm Vetëvendosjen.

“Me Vetëvendosjen ne e kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë dhe kemi ruajtur raportet e mirë edhe më pas, por se si konkretizohet është çështje tjetër. Ne momentin që konkretizohet diçka, natyrisht që si partner të vetëm për koalicion parazgjedhor e shoh vetëm Vetëvendosjen”, tha Osmani.

Ajo deklaroi se nuk do të ateroj në Vetëvendosje e as në ndonjë parti tjetër politike, por e sheh si shumë të mundshëm bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

Kryetarja e Kuvendit foli edhe për  mos praninë e saj në sallë, në momentin kur u votua Qeveria e Avdullah Hotit në Kuvend.

“Ka qenë e turpshme të akuzohem nga kryetari i LDK-së dhe të tjerët kinse unë jam marr vesh me Vetëvendosjen që të mos jem në sallë. Nuk kam shku në sallë, sepse pjesë e asaj kanë qenë Anton Quni, Armend Zemaj, Besian Mustafa e unë nuk mundem  me qu dorë kundër tyre. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar Vjosa Osmani.