Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.

“Çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, Eskobar pas takimit me Osmanin nuk ka dashur të flasë për mediat.