Osmani: Shkarkimet të ndodhin në të gjitha institucionet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa, Vjosa Osmani ka folur edhe për shkarkimet e fundit të qeverisë, për të cilat tha se në të njëjtën mënyrë duhet të veprojnë të gjitha institucionet.

“Nuk i bëjë nderë institucioneve të tilla duhet të iniciohen procedura dhe do ta kenë përkrahjen time. Të bëhen shkarkime kudo që shihet e nevojshme dhe këtë duhet ta ndjekin gjitha institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Qeveria Kurti ka filluar me shkarkime të bordëve. Javën e kaluar ishte shkarkuar bordi i PTK-së, derisa sot në mbledhjen e Qeverisë u shkarkuan edhe disa borde tjera.