Osmani: Serbia po bën krim të dyfishtë me mospranim të fajit

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani pas homazheve që ka bërë së bashku me kryeministrin Albin Kurti në Krushë të Vogël, ka thënë se Serbia po kryen krim të dyfishtë duke fshehur krimet.

Ajo tha mos dënimi i atyre që kanë kryer krime e fshehja  e trupave të pagjetur janë krime në vete.

“Ky është gjenocid i dyfishtë sepse edhe fshehja e krimit është krim në vetvete. Duke mos lejuar hapjen e varrezave masive duke mohuar krimet, gjenocidin, mos kërkuar falje dhe duke mos vënë kryesit e veprave para drejtësisë, Serbia po kryen këtë krim të dyfishtë”, tha ajo.