Osmani reagon ndaj deputetëve që pinë duhan në Kuvend: Duhet të gjobiteni

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e parë pas votimit të Qeverisë Hoti shkruan ballkani.info

Në një moment reagoj kryeparlamentarja pasi nga pjesa tjetër e Kuvendit kishte parë pirje të duhanit.

“Kolegë deputetë po shoh pirje të duhanit në sallë, e ftoj inspektoraitn e Ministrisë së Shëndetësisë që ta monitorojë këtë seancë dhe të jap gjobat për ata që e shkelin ligjin e duhanit”, tha Osmani.

Në Kosovë ekziston ligji për duhanin. Poashtu ky veprim i Osmanit u duartrokit nga disa deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Ballkani.info/