Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Budapest, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Nga atje, ajo ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, të cilin e ka falenderuar për mikëpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Victor Orbán për mikëpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.” – ka shkruar Osmani.