Presidentja

Osmani pret në takim Nagavcin, diskutojnë për sfidat në arsim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të fundvitit ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Presidenca, Osmani dhe Nagavci kanë diskutuar kryesisht për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, përfshirë planet për vitin e ardhshëm.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë javës në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Presidentja Osmani dhe Ministrja Nagavci diskutuan për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sektorit të arsimit, por edhe sektorëve të tjerë, në takim u potencua rëndësia e veçantë që luan në këtë drejtim bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Osmani, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e arsimit.

“Prandaj gjatë takimit kanë diskutuar për prioritetet tashmë të adresuara si dhe për planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore”, thuhet tutje.

VIDEO BONUS: Duket se veç Albin Kurtit nuk i ka ardh ende fatura e rrymës