Dora Bakoyannis

Osmani e pret sot ish-kryediplomaten greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të pres në takim ish-kryediplomaten greke Dora Bakoyannis.

Veçse, ajo në Prishtinë të enjten vjen me një funksion tjetër.

Bakoyannis, vjen në kryeqytetin kosovar si raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

Takimi pritet të nisë në ora 10:00 njofton Zyra e Presidentes.