Osmani pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti të hënën mbrëma.

Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.