Osmani pranon urime nga presidenti Maltës dhe ai i Ishujve Marshall

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj nga Malta, George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.

Siç njofton Presidenca, presidenti Vella ka uruar Osmanin për detyrën dhe ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve do të ngritën në nivel bilateral dhe në forumet multilaterale.

“Ai gjithashtu ka theksuar se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj evropiane. Kurse Presidenti i Ishujve Marshall, David Kabua e ka cilësuar historike zgjedhjen e Presidentes Osmani në krye të shtetit. Më tej, në telegramin e tij, z.Kabua ka shfaqur besimin se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve do të intensifikohen dhe do të fuqizohen nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.