Osmani përlotet te varri i Fehmi Aganit: Ishte krah i djathtë i Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i heroit Fehmi Agani, me rastin e 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani u shpreh se Agani ishte njëri gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë.

Me lotë në sy, ajo tha se Fehmi Agani ishte krah i djathtë i presidentit Rugova.

“Sot më 6 maj, në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit, të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit të Kosovës.

Së bashku me kryeministrin e vendit dhe familjarët bëmë nderime tek varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës por mbi të gjitha intelektualin i cili kurr nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, ishte krahu i djathë i presidentit Rugova e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohëj përtej kufijve tanë.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të, dhe për të gjithë ata të cilëve u mori jetën gjenocidi serb”.