Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas pjesëmarrjes në themelimin e Bordit të Paqes në Uashington, ka thënë se Kosova e ndjehu peshën e garancisë amerikane.

Ajo e ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetje.

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!  Faleminderit, President Trump”, ka thënë ajo.

Trump publikisht i ka thënë Osmanit që ta telefonojë kur Kosova nuk shkon mirë me Serbinë.

Presidenti amerikan vazhdimisht ka thënë se ka ndaluar një luftë potenciale mes Kosovës dhe Serbisë.