Osmani pas aksionit për konfiskimin e drogës në Lipjan: Edhe një arsye për t’u mbështetur anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aksioni për konfiskimin e drogës në Lipjan është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit.

Osmani në një postim në rrjetin social Twitter thotë se ky aksion i shkëlqyeshëm është edhe një arsye tjetër për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe një tjetër arsye për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol. Faleminderit Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri”, shkruan Osmani.